Fuqizimi i femrës përmes kurseve profesionale
![](https://syriivizionit.org/repository/images/670_260/19_09_13_73084_foto2.jpg)
Qëllimi i mbajtjes së këtij kursi është aftësimi dhe ngritja e kapaciteteve të femrave të këtyre komuniteteve që t'u ofrohet mundësi e aftësimit profesional në një lëmi të caktuar, duke ndikuar edhe në pavarësimin e tyre. Që në të ardhmen këto femra do të mund të punësohen më lehtë apo edhe të hapin ndonjë biznes të tillë duke gjeneruar edhe të ardhura për familjet e tyre.
Përveç, mbajtjes së kursit i cili do të zgjasë për tre muaj, qendra për komunitete në këtë lagje është pajisur edhe më materiale të nevojshme për zhvillimin e këtij kursi, ku pas përfundimit të kursit do të shfrytëzohen nga vetë femrat e kësaj lagjeje të të gjitha komuniteteve e sidomos ato të komunitetit egjiptian dhe ashkali.
Kjo iniciativë e dalë nga vetë femrat e këtyre komuniteteve mbështet nga OJQ- Syri i Vizionit, në kuadër të programit Qytetaria Aktive mbështetur nga Olof Plame International Center dhe SIDA .