mendo globalisht,
vepro lokalisht

Mbahet tryeza “Drejtësia në zgjedhjet e 3 nëntorit”

16.10.2013


Gjakovë, 16  teor-  Instituti i Kosovës për Drejtësi në bashkëpunim me Koordinatoren Nacionale nga ana e Prokurorit të Shtetit rreth Zgjedhjeve Lokale 2013 dhe Syri i Vizionit ka organizuar tryezë të rrumbullakët me temën bashkëpunimi i institucioneve lidhur me veprat penale kundër të drejtave të votimit, njoftimi për Procedura Standarde të Veprimit (PSV) dhe gatishmërinë e Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës për t’i zbatuar ato para, gjatë dhe pas ditës së votimit.
Kjo tryezë  është pjesë e serisë së tryezave të diskutimit në qendrat kryesore të Kosovës, që zhvillohen në kuadër të projektit “Iniciativa për ngritje të efikasitetit të institucioneve të drejtësisë për zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike në Kosovë” që përkrahet nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë.