mendo globalisht,
vepro lokalisht

Mbahet trajnimi për parandalimin e ngacmimeve dhe mbrojtjen e fëmijëve në shkolla

19.10.2013

Mitrovicë 18 tetor-  Organizata Joqeveritare “Syri i Vizionit” ka  mbajtur trajnim më  nxënësit dhe këshillin e shkollës fillore  “Andon Zako Çajupi”  në Mitrovicë, për mbrojtjen e fëmijëve nga ngacmimet në shkollë.
Qëllimi i këtij trajnimi është krijimi i një ambienti më të sigurt për fëmijët, të cilët vijojnë mësimin në këtë  shkollë, duke ndihmuar ata në ngritjen e vetëdijes mbi ngacmimet dhe format e saj si dhe parandalimin e kësaj dukurie në shkollë n e tyre.
Trajnime të tilla do të mbahen edhe në shkollat fillore “Bedri Gjina” në Mitrovicë si dhe në shkollën fillore “Xhemail Kada” në Pejë.  
Këto trajnime janë pjesë e programit “Together 4 children rigts- Childprotection and Child Right Governance”, që është duke u implementuar nga Organizata Joqeveritare “Syri i Vizionit” nga Peja, mbështetur nga Save the Children International dhe SIDA.
Projekti  ka për qëllim të ndihmojë fëmijët, shkollat dhe organizatat e ndryshme në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, t’i shndërrojë shkollat në vende të sigurta për fëmijët dhe të ndihmojë krijimin dhe forcimin e mekanizmave për mbrojtjen e fëmijëve.
Projekti implementohet në tetë shkolla në katër komuna: shkollat fillore“Ramiz Sadiku” dhe “Xhemail Kada” në Pejë, “Mustafa Bakia” dhe “Zekeria Rexha” në Gjakovë,  “Tefik Çanga” dhe “Jeronim De Rada” në Ferizaj dhe “Bedri Gjina” e “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë, në periudhën nga maji deri në dhjetor 2013.