mendo globalisht,
vepro lokalisht

Mbahet konferenca për prezantimin e të gjeturat dhe rekomandimeve të dala nga punëtorit

01.11.2013

31 tetor 2013 Prishtinë – Organizata Syri i Vizionit në bashkëpunim me Iniciativën për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë IADK, në kuadër të projektit “Fuqizimi i kapacitetit të shoqërisë civile për politikë-bërje dhe konsultim me Qeverinë në sektorin e bujqësisë”, të financuar nga Bashkimi evropian, kanë organizuar konferencën në nivel qendror, e cila për qëllim ka pasur prezantimin e të gjeturave dhe rekomandimet e dala nga mbajtja e pesë punëtorive në pesë regjine të Kosovës, (Pejë, Mitrovicë, Prizren, Gjilan dhe Prishtinë). 


Në ketë konferencë kanë marr pjesë rreth 50 pjesëmarrës, nga këto institucione, përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, përfaqësues nga komunat e ndryshme të Kosovës, përfaqësues nga shoqata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, dhe anëtar të bordit nga BSHBK. 


Dukagjin Nishiqi, projekt menaxher nga organizata Syri i Vizionit, ka treguar së gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar 5 punëtori në pesë regjionet e Kosovës, ku me angazhimin e një eksperti, këto punëtori janë fokusuar në diskutimin dhe analizimin e strategjive ekzistuese për bujqësi në këto komuna, problemet me të cilat ballafaqohen organizatat e fermerëve, zbatimin e ligjeve dhe urdhëresave administrative të cilat janë në fuqi dhe çështje tjera.  Po ashtu gjatë kësaj periudhe është krijuar ueb faqja e BSHBK_së, e cila është www.bshbk.net, e cila synon të prezantoj dhe promovoj punën e BSHBK_së, të informoj anëtaret dhe fermerët për mundësit e ndryshme që ofrohet nga organizatat tjera. 


Zenel Bunjaku drejtori ekzekutiv i IADK-së shprehu një falënderim të veçantë për zyrën e BE-së në Kosovë për mbështetjen e sektorit të bujqësisë dhe po ashtu edhe Ministrinë e Bujqësisë për përkrahjen e këtij sektori me rritjen e buxhetit dhe investimet në këtë sektor.  Ai bëri një përmbledhje të projektit dhe aktiviteteve duke thënë se shoqëria civile ka qenë e pa organizuar dhe fale projektit për shoqëri civile ajo është organizuar dhe konsoliduar. “Tanimë fermerët janë të bashkuar dhe së falë angazhimit të shoqërisë civile (BSHBK-së), dhe Qeverise është arritur nxjerrja e udhëzimit administrativ për aplikimin e normës së sheshtë të TVSH-së” tha ai.
Kjo është një e arritur e madhe për të gjithë prodhuesit, dhe se kjo do të ndikojnë në zhvillimin e sektorit të bujqësisë. Ai prezantoj punën, angazhimet dhe pjesëmarrjen e deritanishme të BSHBK-së (grupe punuese të MBPZR-së për strategjinë për bujqësi 2014-2020, tryeza të rrumbulakta, konferencën e BAAN-it etj.). “Ka ende punë për të bërë në përmirësimin e përfaqësimit të fermerëve në Kosovë dhe në dialog me Qeverinë. Projekti ka kontribuar drejt një situatë më të mirë për fermerët në përgjithësi dhe për zhvillimin ekonomik përmes përmirësimeve në sektorin e bujqësisë” përfundoi ai. 


Arsim Mema nga ministria e bujqësisë , tha se organizimi i fermerëve është i një rëndësie të veçantë për sektorin e bujqësisë dhe tanimë në si ministri kemi një adresë për partneritet. Ai shtoj se projekti i shoqërisë civile të cilin Syri i Vizionit dhe IADK janë duke e implementuar është shumë i rëndësishëm për MBPZHR-në, dhe se BSHBK-ja ka një rol të veçantë për ministrinë si partneri më i mirë. “Në tre vitet e fundit shoqëria civile ka qenë pjesë përbërëse e komisioneve dhe grupeve punuese për hartimin e masave dhe nën masave të sektorëve të ndryshëm të bujqësisë në kuadër të strategjisë për bujqësie të MBPZHR-së 2014-2020” tha ai. 


 Wolf Jaeger – Konsultat nga Gjermania, ka treguar për organizimin e fermerëve në shtetin Gjerman dhe Evropë, pas luftës së dytë botore në Gjermani kanë qenë të ndara organizatat në kantone, dhe ndikimi i tyre në nivel qendror ka qenë mi i vogël, duke u nisur nga kjo situatë edhe në Gjermani të gjitha shoqatat janë organizuar në një shoqatë, dhe ndikimi i tyre është shumë i fuqishëm. Ndërsa në bashkimin evropian, organizatat janë të organizuara në një organizatë e cila quhet Copa dhe anëtarësia e shoqatave është 59 me rreth 25 milion fermer, ndërsa kooperativat janë të organizuara në organizatën e cila quhet Kozhega e cila përbehet nga 81 kooperativa me 35 milion fermer. 


Zijadin Gojnovci, i angazhuar si ekspert i bujqësisë, i cili ka fascilituar punëtoritë në 5 regjione, ka prezantuar të gjeturat dhe rekomandimet e dala nga këto 5 punëtori. Rekomandimet e përgjithshme janë:
•    Interesimi i pjesëmarrësve për aktivitet e BSHBK-se janë te larta dhe janë shume te interesuar për bashkëpunim.
•    Te regjistrohen fermat dhe bizneset dhe te zvogëlohet konkurrenca jolojale.
•    Te behet rivlerësimi i vlerës se TVSh-se dhe te hiqet TVSh-ja për inpute bujqësore qe nuk janë te liruara nga TVSh-ja.
•    Te specifikohen me detaisht kriteriumet dhe format se si te regjistrohet fermeri.
•    Përmirësimi i kapaciteteve prodhuese ne bujqësi përmes rritjes se depove me ftohje për produkte te freskëta dhe linjat e tharjes se produkteve bujqësore.
•    Qasja ndaj projekteve te donatoreve dhe projekteve te MBZHR te rritet.
•    Te rritet qasja ndaj donacioneve dhe subvencionimi i prodhimit te fidanëve dhe materialit fidanor te filloje,sektori i prodhimit te fidanëve ka mbetur jashtë subvencioneve nga MAFRD.
•    Te përgatitet ligji për mbrojtjen e kulturave bujqësore ne raste te katastrofave natyrore.
•    Takimet e rregullta janë te domosdoshme ne nivelin e Kosovës për BSHBK, ne baza mujore për plotësimin e nevojave te shoqatave te bujqve.
•    Takimet e nivelit regjional janë te nevojshme ne baza mujore për shkëmbimin e përvojave dhe rritjen e mundësive për zgjedhjen e problemeve.
•    Përfshirja e numrit me te madhe te fermerëve ne shoqata, arsyeja është se ka shume fermerë te suksesshëm te cilët nuk janë te përfshirë ne shoqata regjionale apo qendrore.
•    Analiza e bazës statutore dhe rregullative e BSHBK-se  për qeshjen e anëtarësimit te fermerëve te rinj.
•    Te behet analiza e statuteve te shoqatave  për anëtarësim.
•    Te përmirësohet niveli i organizimit te fermerëve ne nivel lokal.
•    Lobimi i qeshjeve te nevojave te fermerëve.
•    Te përmirësohet niveli i organizimit te fermerëve në nivel lokal dhe te Kosovës, përfshirja në shoqate edhe te komunave tjera dhe fermerëve nga Ranillut, Partesh.
•    Te përmirësohet niveli i përfaqësimit te fermerëve ne nivelin e bordit sipas sektorëve te bujqësisë.