mendo globalisht,
vepro lokalisht

U mbaj trajnimi i mësuesve për Këshillimin në karrierë

07.04.2014

Në datat 05 dhe 06 prill 2014 është mbajtur trajnimi për aftësimin e mësimdhënësve në lëndën “Këshillimi në karrierë” për arsimtarët e shkollave të mesme të ulëta në Komunën e Pejës. Trajnimi është mbajtur në Qendrën Didaktike dhe është organizuar bashkërisht nga Drejtoria Komunale  e Arsimit dhe organizata “Syri i Vizionit” në kuadër të projektit “Mismatch” që financohet nga Solidar Suisse. Në trajnim kanë marrë pjesë 20 vetë që në dy ditë kanë punuar të udhëhequr nga dy trajnerë të të akredituar nga GIZ. Në emër të drejtorisë komunale të arsimit pjesëmarrësve u ka uruar suksese Nagihane Broqi-Tabaku.

Në dy ditët e para të trajnimit janë trajtuar temat  që kanë të bëjnë me orientimin në karrierë, strukturën e procesit të zgjedhjes së profesionit  në modelin më 5 faza; Njohja e vetvetes, Profili i personalitetit,  Klasifikimi i profesioneve dhe sektorëve, etj.
Kanë marrë pjesë mësimdhënësit nga 20 shkolla të Pejës, të cilët kanë marrë materialin elektronik në dy pjesë: manuali i për mësimdhënësit “Edukimi në karrierë- Pesë hapa t e vendimmarrjes drejt shkollimit dhe profesionit” dhe “Portfolio për orientim në Karrierë” për nxënësit.
Trajnimi ardhshëm mbahet gjatë muajit maj.