mendo globalisht,
vepro lokalisht

Mbahet punëtoria për subvencione dhe grande në nivel lokal

19.04.2014

Pejë, 17 prill 2014 - Organizata Syri i Vizionit (SiV) në bashkëpunim me Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë (IADK) është në proces të implementimit të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Fuqizimi i kapacitetit të shoqërisë civile për politik-bërje dhe konsultim me Qeverinë në sektorin e bujqësisë”, i cili synon të kontribuojë në fuqizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Bashkimit të Shoqatave Bujqësore të Kosovës [BSHBK].
Ne kuadër te komponentës “Promovimi i dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe organizatave të fermerëve në nivel nacional”, Syri i Vizionit ka organizuar një punëtori me fermerët e komunës së Pejës, dhe drejtorit e bujqësisë dhe zhvillimit ekonomik në komunën e Pejës, për të diskutuar rreth subvencioneve dhe grandeve të cilat ndahen nga komuna e Pejës për zhvillim të bujqësisë. Fillimisht është angazhuar një ekspert lokal për ekspertizë në lidhje me çështjen e grandeve dhe subvencioneve ne nivelin lokal, i cili ka mbledhur të dhëna nga komuna e Pejës për procedurat dhe fondet të cilat janë ndarë fermerëve gjatë viteve të kaluara, këto të dhëna janë prezantuar në ketë punëtori, dhe pastaj pjesëmarrësit janë ndarë në grupe duke artikuluar sektorët të cilat duhen të mbështeten nga niveli lokal, dhe përcaktimin e grupit të fermerëve të cilët duhen të përfitojnë nga niveli lokal. Si rekomandime nga kjo punëtori është dal që niveli lokal duhet ti mbështes fermerët e vegjël dhe të mesëm, të hartoj kritere të qarta për të gjitha sektorët të cilat i mbështeten nga niveli lokal, ti mbështeten produkte bujqësore të cilat nuk janë kultivuar më parë, dhe të cilat janë fitimprurëse për fermerët, dhe të formoj komisione për vlerësim të aplikimeve që bëjnë fermerët dhe të monitorojnë fermerët përfitues.