mendo globalisht,
vepro lokalisht

Hartimi i planit të veprimit për çështje gjinore në Komunën e Pejës

18.06.2014

Me përkrahjen e EU dhe zbatimin e projektit nga UNDP dhe OJQ Syri i Vizionit në Pejë, është organizuar punëtori për hartimin e planit të aksionit për çështje gjinore në Komunën e Pejës, me përfaqësues të pushtetit lokal dhe shoqërisë civile në Komunën e  Pejës. Punëtoria  kishte për qëllim që nga plani strategjik kombëtar, të identifikohen çështje kyçe me të cilat do të merren akterët kyç të komunës së Pejës, duke përfshirë institucionet komunale dhe shoqërinë civile.

Gjatë punëtorisë janë diskutuar shumë çështje, si fuqizimi ekonomik i gruas, përmirësimi i situatës sociale, shëndetësia dhe arsimi.
Komuna e Pejës nga plani strategjik i hartuar në nivel kombëtar është përcaktuar në tri çështje, arsimi, shëndetësia, gratë në vendimmarrje. Qëllimi i gjithë kësaj punëtorie ishte që komuna e Pejës të ketë një plan konkret për çështje gjinore, e cila do të trajtojë pikat të cilat mendohet që janë prioritetet për komunën e Pejës, madje zyrtarët komunalë janë zotuar që do të jenë të angazhuar shumë në hartimin dhe implementimin e këtij plani në formën më të mirë.

Projekti është organizuar me partneritet me dy agjensione të Kombeve të Bashkuara UNDP dhe UN Women, financuar nga Komisioni Evropian.