Analizë e faktorëve ndikues në punësimin e të diplomuarve në hoteleri
![](https://syriivizionit.org/repository/images/670_260/22_07_14_26436_10286733_664250046989431_1629779695518797571_o.jpg)
Pejë, 22 korrik Është mbajtur punëtoria e parë me grupin e akterëve në të cilin është bërë vlerësimi individual për përshtatshmërinë e shkollave profesionale-drejtimi i turizmit dhe hotelerisë me nevojat e tregut.
Në grupin i cili përbëhet nga përfaqësuesit e punëdhënësve në sektorin e turizmit, Komuna e Pejës Drejtoria e arsimit, shoqëria civile, shkolla e mesme ekonomike, profesorë dhe nxënës, është diskutuar për rezultatet e vlerësimeve të bërë nga ata duke u fokusuar në perceptimet e ndryshme dhe radhitjen e faktorëve mbështetës dhe pengues për punësimin e të diplomuarve në sektorin e hotelerisë dhe turizmit.
Kjo punëtori është mbajtur në kuadër të projektit Mbështetje për Zhvillimin e Arsimit dhe Punësimit (SEED) që po implementohet nga Syri i Vizionit dhe Volkshilfe.