Punëtoria treditore për barazinë gjinore
![](https://syriivizionit.org/repository/images/670_260/10_09_2014_4793185_10348451_688512504563185_1130127151602057328_n.jpg)
Pejë, 3, 4 dhe 5 shtator- Në Pejë është mbajtur punëtoria treditore me temë për barazinë gjinore në të cilën pjesëmarrës janë nga institucionet dhe shoqëria civile. Trajnimi organizohet në kuadër të projektit Mbështetje për Zhvillimin e Arsimit dhe Punësimit-SEED, që implementohet nga Syri i Vizionit dhe Volkshilfe dhe mbështetur nga Austrian Development Cooperation.
Qëllimi i punëtorisë është që pjesëmarrësit të rrisin njohurit e tyre për barazinë gjinore dhe njëkohësisht të kontribuojnë në dizajnimin e një fushate vetëdijesuese, e cila pastaj do të realizohet me mbështetjen e projektit.
Projekti SEED synon të kontribuojë në rritjen e dialogut dhe bashkëpunimit mes biznesit dhe shkollave të mesme ekonomike drejtimi i turizmit dhe hotelerisë në Komunat e Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit, si dhe kontribuon në rritjen e pjesëmarrjes së femrës në sektorin e turizmit Ky bashkëpunim do të sjellë në krijimin e mundësisë që nxënësit të përfundojnë praktikën në bizneset ekzistuese, si dhe përshtatjen e shkollave me nevojat e tregut të punës.
Punëtoria u mbajt me datat 3, 4 dhe 5 Shtator dhe u udhëhoq nga Barbara Kuhhas nga kompania austriake Gender and Diversity Consulting