Punëtori për ngritjen e bashkëpunimit mes biznesit dhe institucioneve të arsimit
![](https://syriivizionit.org/repository/images/670_260/07_10_2014_9008872_10444329_703891163025319_7421352852555772584_n.jpg)
Gjakovë, 02 tetor Është mbajtur punëtoria e dytë me grupin e akterëve, ku qëllimi ishte për të krijuar vizion të përbashkët sa i përket komunikimit dhe bashkëpunimit mes akterëve.
Në grupin i cili përbëhet nga përfaqësuesit e punëdhënësve në sektorin e turizmit, komuna e Gjakovës - drejtoria e arsimit dhe ajo e zhvillimit ekonomik, shoqëria civile, shkolla e mesme ekonomike, profesorë dhe nxënës, është diskutuar për rezultatet e vlerësimeve të bëra nga ata duke u fokusuar në perceptimet e ndryshme dhe radhitjen e faktorëve mbështetës dhe pengues në bashkëpunimin ne mes të institucioneve në sektorin e hotelerisë dhe turizmit.
Kjo punëtori është mbajtur në kuadër të projektit Mbështetje për Zhvillimin e Arsimit dhe Punësimit (SEED) që po implementohet nga Syri i Vizionit dhe Volkshilfe.
![](https://syriivizionit.org/repository/images/main/07_10_2014_7606361_10444329_703891163025319_7421352852555772584_n.jpg)