Fëmijët takohen me Avokatin e Popullit
![](https://syriivizionit.org/repository/images/670_260/20_10_2014_324652_10599469_713404712073964_634732827029982319_n.jpg)
E hënë, 20 tetor- Një grup i fëmijëve nga komunat e ndryshme të Kosovës janë takuar me Avokatin e Popullit z. Sami Kurteshi, dhe kanë kërkuar nga ky institucion që fëmijët të jenë pjesë e vendimmarrjes dhe që zëri i tyre të dëgjohet nga ana e institucioneve të Kosovës.
Ky aktivitet është zhvilluar në kuadër të Javës kundër dhunës ndaj fëmijëve që organizohet si pjesë e projektit Së bashku për të drejtat e fëmijëve, implementuar nga Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children në disa komuna të Kosovës.