mendo globalisht,
vepro lokalisht

Thirrje/protestë kundër të shtënave gjatë festimeve

30.12.2014

Të nderuar qytetarë të Pejës dhe Kosovës,

Jemi në ditët e fundit të ndërrimit të vitit, kur së bashku shënojmë përfundimin e një viti dhe hyrjen në një vit të ri. Në këtë rast kur gëzojmë dhe festojmë në familjet tona, ne ju kujtojmë natën e ndërrimit të moteve një vit më parë, kur nga të shtënat e pakontrolluara humbi jetën bashkëqytetarja jonë Shpresa Kastrati- Fetahaj. 


“Syri i Vizionit” këtë vit mbështet iniciativën e familjarëve të saj, për të sensibilizuar qytetarët për një vit të ri të qetë, për festime pa të shtëna në vendin tonë.
Thirrja e kësaj familje: “Vitin e kaluar ishte motra jonë, këtë  vit mund të jetë motra juaj”, është bërë moto e thirrjes që bëjmë edhe ne kundër përdorimit të armëve gjatë festimit të ndërrimit të motmoteve, me shpresën që të gjithë së bashku të ndikojmë që gëzimi i dikujt të mos përfundojnë me dhimbjen e tjetrit.
Ju bëjmë thirrje ditën e mërkurë në mesditë në sheshin në qendër të Pejës një tubim paqësor sensibilizues kundër përdorimit të armëve në festa.

Rasti i Shpresës nuk është i vetmi në Pejë as në Kosovë.
Të bëjmë së bashku një thirrje të përbashkët që raste të tilla të mos ndodhin më në Kosovë.

BASHKOHU dhe TI

Në qendër të Pejës, më 31  dhjetor 2014, ora 12.00