mendo globalisht,
vepro lokalisht

Prezantohet hulumtimi mbi pengesat gjinore lidhur me pjesëmarrjen e femrave në edukim dhe punësim në sektorin e turizmit në Kosovë

19.02.2015

Pejë, 19 shkurt - Është organizuar konferenca për prezantimin e rezultateve të raportit “Hulumtimi mbi pengesat gjinore lidhur me pjesëmarrjen e femrave në edukim dhe punësim në sektorin e turizmit në Kosovë”, i cili është pjesë e projektit “Mbështetje për Zhvillimin e Arsimit dhe Punësimit” që implementojnë Syri i Vizionit dhe Volkshilfe dhe mbështet nga ADA “Austrian Development Cooperation”.
Në konferencë pos prezantimit të të gjeturave, janë marrë sugjerime dhe vërejtjet përfundimtare nga pjesëmarrësit, në mënyrë që ky hulumtim të publikohet, dhe t’i shërbejë institucioneve të cilat iu adresohen këto në formë të rekomandime.
Hulumtimi është fokusuar në pengesat gjinore lidhur me pjesëmarrjen e femrave në edukim dhe punësim në sektorin e turizmit dhe është realizuar nga kompania UBO Consulting në tri komuna të Kosovës (Pejë, Gjakovë dhe Prizren). Sipas hulumtimit, paragjykimi ndaj femrave, mungesa e profesionalizimit në këtë sektor dhe punësimi në baza familjare në këto ekonomi familjare, janë ndër pengesat kryesore që bëjnë që numri i femrave të jetë fare i vogël në shkollimin në këtë sektor. Pjesëmarrësit kanë thënë se rekomandimet e nxjerra në këtë hulumtim duhet të merren parasysh nga institucionet për përmirësimin e gjendjes në këtë sektor.