U mbajt debati me qytetarët e Deçanit për çështjet e pronave
![](https://syriivizionit.org/repository/images/670_260/27_03_2015_490991_2.jpg)
Deçan, 27 mars- Në sallën e kuvendit komunal të Deçanit është mbajtur një debat publik me qytetarët e kësaj komune, në të cilin është diskutuar për çështjet e pronës dhe problemet që ata kanë në këtë komunë. Përfaqësues nga Komuna e Deçanit, Gjykata themelore dhe institucionet që kanë të bëjnë me problemet e pronës, para qytetarëve u kanë treguar qytetarëve mënyrën se si duhet adresuar këto probleme deri në zgjidhjen e tyre. Për një orë ata kanë ofruar përgjigje në pyetjet e qytetarëve, që kanë paraqitur problemet e tyre në lokalitetet ku jetojnë, dhe kanë kërkuar informacione për funksionimin e institucioneve të drejtësisë.
Çështjet që kanë ngritur ata kanë të bëjnë me kontestet e krijuara nga trashëgimia, problemet ndërfqinjësore, shitblerjet që nuk shoqërohen me dokumentacionin përkatës, pronat e nacionalizuara nga shteti në kohën e komunizmit, pronat e uzurpuara komunale, etj.
Takimi është organizuar në kuadër të debateve dhe takimeve publike që Syri i Vizionit organizon nëpër komunat e rajonit të Pejës , në implementimin e projektit Mbroje pronën tënde me mbështetje financiare nga USIAD/ATRC.
![](https://syriivizionit.org/repository/images/main/27_03_2015_2057955_1.jpg)
![](https://syriivizionit.org/repository/images/main/27_03_2015_6137176_1.jpg)