Publikohet doracaku Si ti qasemi Gjykatës
![](https://syriivizionit.org/repository/images/670_260/30_04_2015_8974245_Picture_022.jpg)
Pejë, 30 prill- Doracaku Si ti qasemi gjykatës është publikuar nga Syri i Vizionit dhe i financuar nga USAID/ATRC. Ai flet për funksionimin e gjykatave, konkretisht Gjykatës themelore të Pejës, që përfshin me degët e saj edhe Klinën, Deçanin dhe Istogun, procedurat që duhet ndjekur qytetari, përgatitjen e seancave dhe hapjen ndaj publikut.
Një pjesë e këtij publikimi, sot i janë dhuruar Gjykatës themelore të Pejës, ndërsa pjesa tëjetër do shpërndahet nëpër institucione dhe për qytetarët e katër komunave.
Doracaku është publikuar në kuadër të projektit Mbroje pronën tënde, që po implementohet në komunat e rajonit nga Syri i Vizionit me mbëhstetjen e USAID/ATRC.
![](https://syriivizionit.org/repository/images/main/30_04_2015_5820806_Picture_016.jpg)