mendo globalisht,
vepro lokalisht

Fëmijët e grupit monitorues ROR janë takuar me kryetarin e Komunës së Pejës

23.07.2015

23 korrik –Fëmijët e grupit monitorues ROR së bashku me OJQ Syri i Vizionit dhe Save the Children, kanë takuar kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe i kanë dorëzuar atij raportin “Realiteti Ynë” me kërkesat ndaj tij që të implementohen rekomandimet e dala në raport për komunën e Pejës.

Fëmijët e grupit ROR kanë kërkuar nga kryetari që dhe t’u mundësohet pjesëmarrja e fëmijëve ne vendimmarrje dhe ata ata të jenë pjesëmarrës kur planifikohen politika që prekin interesin e fëmijëve, jo vetëm në fushën e edukimit, por në të gjitha fushat.

Fëmijët kanë kërkuar nga kryetari që t’u mundësohet transporti falas fëmijëve që udhëtojnë nga zonat rurale, pasi kjo po bënë qe shumë nga ta të braktisin shkollimin, gjithashtu kanë kërkuar mësim cilësor dhe kushte të përshtatshme për fëmijët, si dhe mbështetje për rritjen e pjesëmarrjes së vendimmarrje të  fëmijëve në shkolla dhe jashtë tyre.

Po ashtu edhe përfaqësuesit e organizatave Syri i Vizionit dhe Save the Children, të cilët e kanë mbështetur fuqizimin dhe zhvillimin e grupit monitorues, kanë ofruar mbështetjen e tyre për institucionet komunale në përmirësimin e pozitës së fëmijëve dhe qeverisjes më të drejtat e tyre.

Në anën tjetër kryetari i komunës z. Muhaxheri ka përgëzuar fëmijët për punën e bërë dhe gatishmërinë e tyre për të monitoruar zbatimin e konventës ndërkombëtare për të drejtat e tyre si dhe vullnetin qe ata kanë për të kërkuar nga institucionet përfshirjen e tyre në vendimmarrje.

Kryetari njoftoj fëmijët se komuna  e Pejës ka filluar të punojë në sigurimin transportit falas për fëmijët qe udhëtojnë mbi 3 km, si dhe të instalojë sistemin e ngrohjes qendrore në të gjitha shkollat qe më fillim të vitit shkollor fëmijët të kenë mundësi të kenë kushte më te mira.

Kryetari i komunës ka premtuar mbështetjen e tij dhe institucioneve komunale qe të përmirësohet pozita e fëmijëve por në të njëjtën kohë ka kërkuar nga fëmijët e grupit ROR dhe organizatat SiV dhe SCi-së që të monitorojnë dhe raportojnë për çdo padrejtësi qe ju bëhet fëmijëve në shkollë dhe jashtë saj dhe se do kenë mbështetjen e vazhdueshme të tij dhe komunës së Pejës.

Takimi më kryetarin e komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri është pjesë e vazhdës së takimeve që grupi monitorues ROR mbështetur nga SiV dhe SCi është duke prezantuar rekomandimet e raportit monitorues së KNDF-së “Realiteti Ynë”.