Kanë filluar punët ndërtimore në terren për shtegun e turizmit në Istog
![](https://syriivizionit.org/repository/images/670_260/13_08_2015_4973391_11855354_1230088133683313_790821171_n_33.jpg)
Punimet infrastrukturore të parapara në afërsi të Burimit dhe përreth tij në Istog kanë filluar këto ditë. Vizitorët në këtë vend tashmë kanë parë zgjerimin e rrugës nga ana perëndimore e burimit, prej te restorantet në afërsi si dhe janë vendosur baza e vendosjes së këmbëve të urës, që do lidhë dy anët e shëtitoreve të burimit.
Një urë për këmbësorë, amfiteatri, muret mbrojtëse, kubëzimet, ndriçimi dhe shumë punime tjera do të bëhen në kuadër të projektit Mbështetja për Agro-Turizëm, Biznes dhe Infrastrukturë në komunën e Istogut, për të rritur dhe promovuar zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të qëndrueshme të punës për të ardhme më të mire dhe kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës agro-biznesore në komunën e Istogut, ndërsa punëkryes në pjesën ndërtimore është kompania Macon shpk,
Projekti implementohet nga OJQ Syri i Vizionit në partneritet me Komunën e Istogut dhe përkrahet nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me 80 përqind dhe Komuna e Istogut me 20 përqind të shumës së përgjithshme. Objektivat kryesore të këtij projekti janë që të nxisë rritjen ekonomike të Istogut, zhvillimin e potencialeve dhe mundësive për përkrahje lokale të agro-turizmit dhe fuqizimin e bizneseve.
Kohëzgjatja e punimeve parashihet të jetë deri në fund të vitit.
![](https://syriivizionit.org/repository/images/main/13_08_2015_5930423_11846192_1230088130349980_1570740159_n.jpg)
![](https://syriivizionit.org/repository/images/main/13_08_2015_6479811_11855354_1230088133683313_790821171_n.jpg)
![](https://syriivizionit.org/repository/images/main/13_08_2015_316730_11872603_1230088123683314_1595188517_n.jpg)
![](https://syriivizionit.org/repository/images/main/13_08_2015_3679385_11880872_1230088120349981_2002564314_n.jpg)
![](https://syriivizionit.org/repository/images/main/13_08_2015_4995997_11872957_1230088127016647_1032738431_n.jpg)
![](https://syriivizionit.org/repository/images/main/13_08_2015_9874307_11880858_1230088117016648_801160974_n.jpg)