mendo globalisht,
vepro lokalisht

Asambleja e Gjakovës themelon Këshillin lokal për punësim

21.09.2017

Gjakovë, 21 shtator– I iniciuar nga “Syri i vizionit” përmes projektit SEED- Mbështetje për Zhvillimin e Arsimit dhe Punësimit në Kosovë, në GJakovë është themeluar Këshilli komunal për punësim. Kuvendi Komunal i Gjakovës e ka aprovuar propozimin, i cili është prezantuar dhe deleguar në asamble nga Drejtoria e zhvillimit ekonomik në Gjakovë.
Këshilli Lokal për Punësim (KLP) është organ gjithë përfshirës me mandat këshillëdhënës në fushën e punësimit në komunën e Gjakovës, dhe ka për qellim të ndikojë në orientimin dhe harmonizimin e politikave, programeve dhe shërbimeve mësimore lokale, duke përfshirë praktikën, këshillimin dhe (ri)orientimin në karrierë, për të krijuar një ofertë kualitative, e cila do të përmbush kërkesat në rritje të tregut lokal dhe rajonal për kuadro të kualifikuara.
Ky këshill mbështet me asistencë teknike dhe financiare në kuadër të projektit 3 vjeçar “SEED faza e dytë – Mbështetje për Zhvillimin e Arsimit dhe Punësimit në Kosovë”, një projekt i mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim i zbatuar nga OJQ Syri i Vizionit dhe Volkshilfe Solidarität.