Publikimi i Analizës mbi përshtatshmërinë e teksteve shkollore dhe sa janë ato miqësore me fëmijët
![](https://syriivizionit.org/repository/images/670_260/25_01_2018_7487594_25542586_1776226462402204_8432038026026425219_o.jpg)
Prishtinë, 23 Dhjetor- Grupit Kombëtar për Monitorim e të Drejtave të Fëmijëve “Respektoni të Drejtat Tona” (ROR) – i drejtuar nga fëmijët ka mbajtur një konferencë për media. Në këtë konferencë është bere prezantimi i aktiviteteve vjetore të Grupit ROR dhe publikimi i Analizës mbi përshtatshmërinë e teksteve shkollore dhe sa janë ato miqësore me fëmijët. Kjo analizë ka gjetur mjaft mangësi në tekstet shkollore që përdoren nga fëmijët dhe ka adresuar disa rekomandime për përmirësimin e tyre dhe ndryshime të nevojshme në të cilat duhet të ,marrin pjesë edhe vet fëmijët.