mendo globalisht,
vepro lokalisht

Fëmijët udhëheqin Kuvendin e Kosovës

20.11.2017

Prishtinë, 20 Nëntor- Shënimin i 20 Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, u shënua në Kosovë përmes seancës “Fëmijët udhëheqin Kuvendin” në të cilën Grupit Kombëtar për Monitorim e të Drejtave të Fëmijëve “Respektoni të Drejtat Tona” (ROR)  paraqitën  një Rezolutë me disa kërkesa e cila u aprovua me votat e fëmijëve që ishin në rolin e deputetit në seancë.
Rezoluta kaloi edhe në duart e Krye parlamentarit dhe Kryeministrit të Kosovës që përshëndetën këtë dedikim për fuqizimin e implementimit të të drejtave të fëmijëve dhe morën   përkrahje që kjo Rezolutë do  të shërbejë në të ardhmen si referencë për kujdesin që shteti duhet të tregojë për fëmijët .
Disa nga çështjet që janë përfshirë : të bëhet riatdhesimi sa më i lehtë i fëmijëve, të ketë barazi dhe mbrojtje më të avancuar për fëmijët në nevojë, të ketë mbikëqyrje sistematike shëndetësore me qëllim të parandalimit të çrregullimeve dhe të bëhet më shumë për shtëpinë ku kalojmë një pjesë bukur të madhe të ditës e që është shkolla.
Grupi monitorues i fëmijëve është themeluar nga organizata joqeveritare “Syri i Vizionit” dhe “Save the Children” në kuadër të programit “Qeverisja me të drejtat e fëmijëve-Monitorimi i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve”.