Aktivitete ndërkulturore më fëmijët e të kthyerve romë e egjiptianë
![](https://syriivizionit.org/repository/images/670_260/25_01_2018_4474907_26165213_1554077144673379_8021609691102121606_n.jpg)
Pejë, Istog, Klinë, 28 dhjetor- Edukim, lojë dhe buzëqeshje. Gjatë këtyre ditëve në 6 Qendrat Mësimore pranë 6 shkollave fillore të komunave të Pejës, Klinës dhe Istogut u realizuan aktivitete ndërkulturore me rastin e Vitit të Ri. Gjatë këtyre aktiviteteve, fëmijët përmes punimeve artistike dhe dekorative e dëshmuan imagjinatën dhe kreativitetin e tyre të pasur me rastin e afrimit të Vitit të Ri.
Këto aktivitete u realizuan në kuadër të projektit \"Mbështetje në Integrim dhe Fuqizim të të kthyerve Romë, Egjiptianë dhe Ashkalinjë, përmes zhvillimit të Kapaciteteve në Arsimin Fillor, Kosovë\", që mbështetet nga GIZ – Agjensia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe realizohet nga “Syri i Vizionit”.