mendo globalisht,
vepro lokalisht

U mbajt kuvendi i anëtarëve të Syri i Vizionit

01.10.2018

29 shtator- Syri i Vizionit ka mbajtur kuvendin e anëtarëve.  Kuvendi është mbajtur më datë 29 shtator, që është edhe dita e fillimit të punës si organizatë, me ç’rast është shënuar edhe 19 vjetori i themelimit. Në një takim pune por edhe me mbi 50 pjesëmarrës, një pjesë  e madhe anëtarë dhe themelues të organizatës, por edhe anëtarë të rinj, që këtë vit marrin pjesë për herë të parë, Syri i Vizionit ka analizuar punën në vitin e kaluar, projektet dhe aktivitetet e realizuara dhe planifikimin afat shkurt e afatgjatë.
Prëveç raportit financiar e narrativ që prezantohet në bazë vjetore anëtarësisë në çdo kuvend, këtë vit anëtarësia e SiV ka aprovuar edhe strategjinë e re trevjeçare dhe planin a veprimit.