mendo globalisht,
vepro lokalisht

Hartohet udhëzuesi për punën e asambleve të fëmijëve

03.10.2018

Prishtinë, 03 tetor- Me drejtoritë komunale të arsimit dhe koordinatorët e të drejtave të fëmijëve nga shtatë komuna të Kosovës është hartuar një udhëzues përshkrues për punën e asambleve komunale të fëmijëve. Përfaqësuesit e arsimit nga komunat Pejë, Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Prizren dhe Klinë në këtë punëtori kanë punuar në hartimin e udhëzuesit, i cili pritet të sqarojë dhe lehtësojë punën e asambleve nëpër komuna. Ai do të qartësojë se si do të veprojnë Asambletë komunale të fëmijëve, duke filluar nga baza ligjore me të cilën punohet me këto grupe të fëmijëve në mënyrë që AKF-të , të kenë një rol të formalizuar i cili është i bazuar në kuadrin ligjor. Drafti i hartuar më pas do shikohet dhe plotësohet edhe nga akterët tjerë dhe MASHT para se të marrë formën përfundimtare.
Syri i Vizionit është angazhuar në programin “Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijës dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës” me mbështetjen financiare nga Save the children.