mendo globalisht,
vepro lokalisht

Institucionet dhe Shoqëria civile në Kosovë, Serbi, Shqipëri dhe Maqedoni ndajnë praktika dhe modele për përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje!

02.11.2018

31 tetor 2018, Pejë - Me iniciativën e organizatave partnere të rajonit dhe ftesën e komunës së Pejës dhe me mbështetje direkte nga Olof Palme International Center, institucionet e komunës së Vlorës dhe Pozeges, si dhe të organizatave të shoqërisë civile në vendeve të rajonit Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni, kanë qëndruar për dy ditë resht në komunën e Pejës, ku nikoqir ishin institucionet dhe Syri i Vizionit. Qëllimi i kësaj vizite ishte që komunat në fjalë dhe partnerët të shohin për së afërmi procesin e zgjedhjeve të këshillave lokale në zonat urbane dhe rurale të komunës së Pejës.


Përfaqësuesit nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia kanë realizuar dhe takimin me kryetarin e komunës së Pejës ku kishin mundësi të ndanin përvoja dhe praktika të mira të qeverisjen me pjesëmarrje qytetare, nga të tria shtetet. Gjithashtu grupet janë takuar edhe me kryetarin e kuvendit të Pejës, ku gjithashtu është diskutuar për përfshirjen qytetare dhe buxhetimit me pjesëmarrje.


Ndërsa me pas grupi së bashku me kryetarin e kuvendit dhe kryetarin e komunës me përfaqësues të SiV, kanë marrë pjesë në procesin e zgjedhjeve në njërën nga bashkësitë lokale ku do mbaheshin zgjedhjet. Grupi kishin mundësi që të shohin drejtpërdrejtë procesin e zgjedhjeve, punën e komisionit i cili është i krijuar përmes asamblesë komunale, I përbërë prej gjashtë (06) anëtarëve, ku një ishte nga Ekzekutivi (drejtori I Administratës) dhe 4 tjerë janë nga legjislativë, këshilltarë e Asamblesë komunale,  dhe një anëtarë nga Shoqëria civile (Syri i Vizionit). Grupi mysafir patën mundësinë të shohin procesin si tërësi votimin, numërimin e deri tek shpallja e kryetarit dhe anëtarëve të këshillit.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të programit "Fuqizimi i rolit të Shoqërisë civile për të iniciuar përfshirjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse", të mbështetur nga Olof Palme International Center dhe përkrahur nga SIDA.