Certifikohen 30 pjesëmarrës në trajnimin mbi Zhvillimi rural dhe Hartimin e planeve të aksionit për punësim
![](https://syriivizionit.org/repository/images/670_260/24_12_2018_7122514_48383311_1992494574164965_2659761014622388224_o.jpg)
Pejë, 19 dhjetor- Certifikohen 30 pjesëmarrës në trajnimin dy ditor në temat “Zhvillimi rural, Vendet e Punës që Përkujdesen për Mjedisin, Ekonomia e Kaltër dhe Inovacioni” dhe “Hartimi i planeve të aksionit për punësim – LAPE dhe Zhvillimi i Burimeve Njerëzore”
Këto trajnime janë organizuar në kuadër të projektit “Mbështetje për Zhvillimin e Arsimit dhe Punësimit – SEED faza e dytë” qe zbatohet nga Syri i Vizionit dhe Volkshilfe Solidarität dhe mbështetur nga Austrian Development Agency - ADA dhe janë udhëhequr nga doc.dr Hugo A.M. van Veghel nga Tara International Consulting.