mendo globalisht,
vepro lokalisht

Thirrje për aplikim - Programi SEED

02.11.2015

Thirrje për aplikim

 

Programi SEED imbështetur nga ADA “Agjencia Austriake për Zhvillim” realizohet në tri shtete në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi dhe ka për qellimqë të përmirësojë qasjen e të rinjve dhe femrave në tregun e punës si dhe tëkontribuojë në barazinë gjinore duke mbështetur zhvillimet pozitivesociale-ekonomike. Programi tre vjeçar në Kosovë realizohet nga organizata“Syri i Vizionit” dhe VolkshilfeSolidarität, që fokusohet në krijimin e bashkëpunimit mes shkollavetë mesme profesionale në Pejë, Gjakovë dhe Prizren- drejtimi i Turizmit dheHotelerisë me bizneset aktive në këto komuna.

 

Kjo thirrje bëhet nga “SEED Kosova – Mbështetje për Zhvillimin eArsimit dhe Punësimit në Kosovë”,. Synimi i kësaj thirrje është tëpërmirësojë cilësinë e arsimit për sa i përket orientimit të biznesit dhe/apouljes së pengesave për karrierat e grave në sektor.

 

Projekti SEED Kosova ka filluarnë janar të vitit 2014 dhe ai përfshin një varg të gjerë aktivitetesh të cilatdo të zbatohen në një periudhë trevjeçare.

  

Thirrja e tanishme përmban tripjesë. Propozimet në kuadër të kësaj thirrje mund të dorëzohen në tri fushatvijuese:

 

Pjesa 1:Përmirësimi i cilësisë së arsimit brenda plan-programeve ekzistuese

 

Pjesa 2:Rishikimi i plan-programeve për profilet ekzistuese apo elaborimin eplan-programeve të reja për profile shtesë

 

Pjesa 3: Tejkalimi i barrierave gjinore nëindustrinë e hotelerisë dhe turizmit

Aplikuesit mund të dorëzojnë mëshumë se një aplikacion për pjesë. Aplikuesi nuk mund të shpërblehet më shumëse 1 grant për pjesë në kuadër të kësaj Thirrje për Propozime.

 

Shuma epërgjithshme treguese e cila është vënë në dispozicion nën këtë thirrje për propozimeështë 78,000.00 Euro

Çfarëdogranti që kërkohet në kuadër të kësaj thirrjeje për propozime duhet të bjerë nëmes të shumave vijuese [minimale dhe] maksimale:

 

·        shuma minimale: 2,000.00 Euro

·        shuma maksimale: 10,000.00 Euro

Të gjithë aplikuesit e interesuar duhet t’i shkruajnëSyri i Vizionit në [email protected] për të marrë formularin e idesë së projektit.

 

Ideja e projektit duhet të dërgohetme anë formës elektronike në adresën e e-mailit: [email protected] apo/edhe në shërbimit e regjistruar postar tek:

 

“Syri i Vizionit”

Isa Demaj 14

30000, Pejë, Kosovë

 

Afati i fundit: Ideja e projektit duhettë arrijë më së voni deri më 01 dhjetor2015.

 

Aplikacioni mund tëshkruhet në anglisht, shqip apo serbisht.

Shkarko udhëzuesin për aplikim në grante