mendo globalisht,
vepro lokalisht

Angazhimi i një kompanie/eksperti me përvojë në fushën e orientimit në karrierë

07.03.2018


Datë: 06.03.2017
Termat e Referencës: Kompania/eksperti me përvojë në fushën e orientimit në karrierë

Hyrje
Organizata Syri i Vizionit (SiV) është  regjistruar zyrtarisht si OJQ lokale në Shtator të vitit 2001, por ka filluar të funksionojë më herët që nga 1999 si Organizatë e Bazuar në Komunitet (CBO) në komunën e Pejës.
Përgjatë viteve të fundit, OJQ “Syri i Vizionit” ka zhvilluar partneritete të shumta me një spektër të gjerë të organizatave lokale dhe ndërkombëtare, komunave dhe faktorëve tjerë aktivë në Kosovë dhe Ballkan si: Komisioni Evropian, Save the Children në Kosovë, Olof Palme International Centre, Solidar Suisse, Volkshilfe Solidaritet, ADA, USAID, KEC, KFOS, DRC, CARE International, OSCE, etj. 

Informata të përgjithshme
Syri i Vizionit, me mbështetjen financiare nga Solidar Suisse nga viti 2017 ka filluar implementimin e projektit ProKarriera që ka për qëllim mbështetjen e shkollave për të nxjerr nxënës he kuadro sa më të përshtatshme për tregun e punës në Kosovë. Gjatë vitit 2007, Syri i Vizonit bashkë me partnerët kanë mbështetur Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë  (MASHT) në hartimin e Strategjisë së Komunikimit Shkollë-Prindër për Orientimin në Karrierë për Nxënësit  e Arsimit të Mesëm të Ulët, e cila është aprovuar në janar të vitit 2018. 
Në periudhën mars-qershor 2018 në kuadër të kësaj strategjie Syri i Vizonit dhe organizatat tjera partnere bashkë MASHT zhvillojnë aktivitete në mbajtjen e sesioneve informuese në shtatë shkolla të pilotuara në shtatë rajone të Kosovës (për më shumë shih Strategjisë së Komunikimit Shkollë-Prindër për Orientimin në Karrierë për Nxënësit  e Arsimit të Mesëm të Ulët dhe Planin e veprimit 2018-2021).
Për nevojat e këtyre sesioneve informuese me prindër Syri i vizonit planifikon hartimin e materialeve me përmbajtje promovuese për prindërit mbi mundësitë e shkollimit të mesëm profesional në shtatë rajonet e Kosovës. 


Objektiva
Në kuadër të projektit Prokarriera, për nevojat e sesioneve informuese me prindër, Syri i Vizionit kërkon të angazhojë një kompani/ekspert profesionist/e me përvojë në fushën e orientimit në karrierë për realizimin e materialeve informuese mbi karrierën dhe mundësitë e shkollimit për nxënësit e klasave 9 dhe për rolin e prindërve në mbështetjen e fëmijëve të tyre në vendimin për karrierën, të cilat do t’u shërbejnë nxënësve dhe prindërve në shkollat e përzgjedhura anekënd Kosovës.  

 

Qëllimi i përgatitjes së materialeve promovuese
Qëllimi i përgatitjes së këtyre materialeve është që prindërit dhe nxënësit në shtatë rajonet e Kosovës: Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Prizren, Gjakovë, Pejë dhe Mitrovicë të kenë informata lidhur me mundësitë e shkollimit, shkollat dhe drejtimet përkatëse që ato kanë, në mënyrë që ata mbi bazën e këtyre informacioneve të   marrin vendimet e duhura lidhur me shkollimin e mëtejme.
Poashtu materiali i përgatitur që do t’u shpërndahet prindërve do të përmbajë edhe udhëzime për prindërit, se si të mbështesin fëmijët e tyre, si mund ta përmbushin më së miri rolin e tyre në këtë proces, në mënyrë që edhe të mos jenë pengesë për fëmijët, por edhe të jenë mbështetësit e duhur të tyre në këtë proces, nga i cili ndikohet e ardhmja dhe karriera e tyre. 

 

Përmbajtja e materialeve promovuese
Do të hartohet dy materiale të cilat kanë qëllim t’u shërbejmë pjesëmarrësve në takimet që do organizon MASHT me partnerët e vet në shtatë rajone.
Materiali i parë do jetë në formën e një broshurë tetë faqësore dhe do të ketë përmbajtje të ndryshme në secilin nga rajonet e Kosovës, konkretisht do ketë të dhëna për shkollat e mesme profesionale në komunat e secilit nga rajonet e Kosovës veç e veç.  Ajo do t’i informojë prindërit dhe nxënësit e klasave të 9 për mundësitë e shkollimit dhe karrierës në secilin rajon, lëmitë dhe profilet me karakteristikat e këtyre shkollave. 
Materiali i dytë do të jetë një fletëpalosje trefaqësore që u kushtohet prindërve, dhe do përshkruaj rolin dhe detyrat e tyre, këshillat për ta se si të mbështesin sa më mirë fëmijën e vet dhe si të jenë një fasilitatoir i mirë për fëmijën në këtë proces të parë vendimtar për karrierën.


Kualifikimi dhe Kontraktimi i kompanisë/ekspertit
Dokumentimi i përvojës së punës në orientimin në karrierë (edukim, këshillim apo informim për karrierën), përvojë në aktivitete që kanë të bëjnë me orientimin në karrierë.
Kompania apo Eksperti/ja do të angazhohet me anë të një kontrate për shërbim me Syri i Vizionit - nën koordinimin e menaxherit të Financave dhe Administratës. Në këtë kontratë do të përcaktohen në mënyrë specifike pikat  të cilat nuk janë të përfshira në këtë dokument. 

 

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Kompania, Eksperti/ja i/e angazhuar pritet që:
-    Të dërgojë metodologjinë e punës mbi hartimin e materialeve të kërkuara informuese dhe promovuese ;
-    Të harton dhe dorëzojë draftin e parë të studimit më së largu dy javë (14 ditë) pas  nënshkrimit të kontratës më SiV
-    Të dorëzojë materialin final, më së largu një javë pas komenteve që merr drafti nga SiV.
-    Të hartojë një raport narrativ për punën e kryer në kuadër të këtij angazhimi


Angazhimi i Kompanisë, Ekspertit/ës:
Angazhimi do të bëhet në bazë ditore, ku do të përfshihen aktivitetet e mëposhtme:
Detyrat    Kohëzgjatja
Përgatitja dhe dorëzimi i metodologjisë së punës mbi studimin     2 ditë
Hartimi i përmbajtjes     10 ditë
Inkorporomi i komenteve te dala nga SiV dhe dorëzimi i materialit final    2 ditë
Gjithsej:    14 ditë


Kushtet e Pagesës:
-    Pagesa do të për kompaninë do të bëhet sipas faturës përkatëse për kryerjen e shërbimeve;
-       Pagesa do të realizohet përmes një transaksioni bankar në valutën Euro. Pagesa do të realizohet pasi të dorëzohet materiali final dhe pasi të jetë pranuar nga SiV-i , ku krahas raportit të studimit duhet dorëzuar edhe një raport narrativ për punën dhe angazhimin e tij/saj i cili përmbledh të gjitha pikat e këtij angazhimi.
Pagesa e ekspertit / kompanisë do të kompensojë punën e kryer në:
-    Punën para-përgatitore dhe materialet e nevojshme për studim dhe analizim;
-    Shkrimin e raportit përfundimtar.
Në bazë të ligjit të Kosovës, Syri i Vizionit është po ashtu i obliguar që të paguajë tatimin (taksa dhe Pension) për pagesat për ekspert të angazhuar individualisht prej 10% të shumës bruto.

Raportimi:
Si pjesë themelore e angazhimit të ekspertit parashihet edhe pjesa e raportimit për angazhimin e tij/saji cili duhet të dorëzohet një muaj (30 ditë) pasi të jetë nënshkruar kontrata më të dhe pasi të jetë dorëzuar dhe pranuar raporti final.
Afati i aplikimit: deri më datë 15 mars 2018, ora 16.00 në zyrat e Syri I vizionit, apo në email adresat e mëposhtme:
[email protected]
[email protected]

Personi përgjegjës në Syri i Vizionit:
Enver Ulaj – Menaxher i programit ProKarriera
OJQ “Syri i Vizionit”
Rr. Isa Demaj, Nr.14, 30 000 Pejë
tel. +377 (0) 44 169 349
      +381 (0) 39 423 240
 www.syriivizionit.org