mendo globalisht,
vepro lokalisht

Angazhimi i një Eksperti/e për trajnim/punëtorie: “Hartimi i planit të veprimit për Asambletë e fëmijëve në Komunat Pejë, Klinë, Gjakovë, Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan&rd

23.04.2019

Datë: 16.06.2015


Termat e Referencës
Trajnimi/Punëtoria: “Hartimi i planit të veprimit për Asambletë e fëmijëve në Komunat Pejë, Klinë, Gjakovë,  Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan”

Hyrje
Organizata Syri i Vizionit (SiV) është  regjistruar zyrtarisht si OJQ lokale në Shtator të vitit 2001, por ka filluar të funksionojë më herët që nga 1999 si Organizatë e Bazuar në Komunitet (CBO) në komunën e Pejës. Përgjatë viteve të fundit, OJQ “Syri i Vizionit” ka zhvilluar partneritete të shumta me një spektër të gjerë të organizatave lokale dhe ndërkombëtare, komunave dhe faktorëve tjerë aktivë në Kosovë dhe Ballkan si: Komisioni Evropian, Save the Children në Kosovë, Olof Palme International Centre, Solidar Suisse, Volkshilfe Solidaritet, ADA, USAID, KEC, KFOS, DRC, CARE International, OSCE, etj.

Informata të përgjithshme
Syri i Vizionit (SiV) në partneritet me Save the Children zyra në Kosovë (SCiK), tash e disa vite është duke punuar në programe mbi monitorimin, mbrojtjen dhe qeverisjen me të drejtat e fëmijëve në Kosovë, që kanë për qëllim respektimin e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës dhe përfshirjen e drejtpërdrejt të fëmijëve në vendimmarrje.
Në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes dhe qeverisjes së fëmijës “Detyrimi ynë për të Ardhmen - Mbrojtja e Fëmijës dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës” po punohet me grupe monitoruese të udhëhequra nga fëmijët, siç janë: grupi “Respect our Rights (ROR)”- dhe Asambletë Komunale të Fëmijëve (AKF), në 7komunat: Prishtinë, Pejë, Klinë,Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj dhe Gjilani. Me qëllim të përfshirjes së drejtpërdrejtë të fëmijëve në vendimmarrje dhe respektimin e të drejtave të tyre duke u bazuar në Konventën Ndërkombëtare mbi të Drejtat e Fëmijëve dhe ligjet vendore.
Në kuadër të programit tematik për qeverisjen me të drejtat e fëmijëve që SiV  implementon përmes projekteve me partnerë Save the Children Kosovo – parashihet organizimi i një trajnimi/punëtorie për fëmijët e asambleve komunale në shtatë komuna(7)të Kosovës :Pejë, Klinë, Prishtinë, Gjakovë, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan
Lidhur me këtë çështje Syri i Vizionit kërkon të angazhojë një trajner – profesionist (ekspert / akademik në lëmin përkatëse) i cili ka punuar në çështje të përafërta të të drejtave të fëmijëve të cilat edhe janë kategori të mbrojtura me Konventën për të drejtat e fëmijëve .

Qëllimi i Trajnimit
Ky trajnim/punëtori organizohet posaçërisht për Asambletë Komunale të fëmijëve(35 anëtarë në secilën komunë të moshës 11-14 vjeç ) zyrtarët e të drejtave të njeriut / fëmijëve në nivele  komunale të Kosovës, prej të cilëve janë ftuar  zyrtarët përkatës nga 7 komunat në të cilat Syri i Vizionit dhe Save the Children  punon në themelimin dhe fuqizimin e Asambleve Komunale të Fëmijëve. Në trajnim/punëtori do të marrë pjesë edhe organizata partnere Save the Children. Trajnimi një (1) ditorë do të realizohet në shtatë komuna të Kosovës, Pejë, Klinë, Prishtinë, Gjakovë, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan
Qëllimi i trajnimit është fuqizimi i rolit të Fëmijëve Asamblistë, duke krijuar një plan të qëndrueshëm veprimi të këtyre asambleve, me qëllim që këta fëmijë përmes planit dhe aktiviteteve të tyre të avokojnë për të drejtat e fëmijëve në nivel komune. Gjithashtu në këto punëtori do të jenë edhe zyrtarët komunalë të ngarkuar me përgjegjësi si koordinatorë për të drejtat e fëmijëve, me qëllim që edhe ata të angazhohen në përmbushje të obligimeve që u përcaktojnë postet në komunë dhe njëherit forcimi i kapaciteteve ekzistuese.

Të dalurat nga trajnimi pritet të jenë:
• Krijimi i planit veprues në një komunë, përmes parimit të pjesëmarrjes dhe duke marrë për bazë problemet e identifikuara nga fëmijët gjatë angazhimit te tyre si asamblistë
• Shpjegimi i metodikës së përdorur
• Plani do të identifikojë nevojat e koordinatorëve në përmbushjen e rolit të tyre, respektivisht të përmbushjes së planit të veprimit
• Plani  duhet te jete dy vjeçar që do të harmonizohet me objektivat dhe planin e strategjisë kombëtare për të drejtat e fëmijëve dhe strategjinë dhe planin e veprimit komunal (Komuna mike për fëmijë)në koordinim me koordinatorin e të drejtave të fëmijëve të secilës komunë të përfshirë.
• Plani duhet të adresojë edhe çështjet  apo metodat e përfshirjes së fëmijëve në buxhetimin komunal  dhe përfshirjen e këtyre nevojave në këto planifikime
• Plani duhet të adresojë edhe punët promovuese; vizitat dhe bisedat sikurse të Koordinatorëve ashtu edhe të fëmijëve anëtarë të Asamblesë (me qëllim të promovimit të punës dhe rolit të tyre) por edhe ato me departamente brenda komunës për avokim në çështje të ndryshme (krijimi i kodit buxhetor, etj)
• Plani duhet të përcaktojë edhe dinamikën e mbledhjes së të dhënave nga fëmijët që gjenden nëpër shkolla përmes mënyrave inovative
• Plani duhet të përfshijë edhe shkëmbimin e përvojave në mes të Asambleve ekzistuese të Kosovës dhe me plan për të dalura nga shkëmbimi
• Plani duhet të reflektoje dhe identifikojë edhe buxhetin me të cilin mund të disponojë koordinatori, mjete këto të cilat do të mbështesin punën e Asamblesë
• Plani duhet  të ndihmojë në forcimin e strukturës së fëmijës në nivel lokal duke rritur kapacitetet e tyre profesionale në pjesëmarrjen e fëmijëve në vendimmarrjen lokale dhe në bashkëveprimin e aktiviteteve dhe objektivave të strategjisë kombëtare për të drejtat e fëmijëve.

Kontraktimi i Trajnuesit
Trajnuesi do të angazhohet me anë të një kontrate për shërbimin me Syri i Vizionit nën koordinimin e Menaxherit të Financave dhe Administratë. Në këtë kontratë do të përcaktohen në mënyrë specifike çështje të cilat nuk janë të përfshira në këtë dokument.

Pritjet  nga angazhimit i  Trajnuesit:
Trajnuesi i angazhuar për këtë trajnim pritet që të:
• Përgatisë materialet e nevojshme duke përfshirë metodologjinë e trajnimit, agjendën për trajnim në pajtueshmëri dhe konsulta paraprake me stafin përgjegjës të Syri i Vizionit.
• Udhëheq trajnimin/punëtorinë në mënyrë të përgjithshme  specifikisht  në mënyrë miqësore për fëmijët pjesëmarrës, sqaron termet përkatëse të planit, hap dhe orienton diskutimet mes pjesëmarrësve, duke theksuar përdorimin e praktikave të mira ekzistuese për planet e veprimit
• Kontribuojë si ndërmjetësues / lehtësues për Asamblistët e fëmijëve,  zyrtarët komunal në hartimin  dhe sqarimin e konceptit të planit të veprimit dhe zhvillimin e planeve (7 plane, nga një në secilën komunë).
• Organizon diskutime në panel përmes metodave “stuhi mendimesh”, punës në grupe, punës individuale dhe prezantimeve rreth temave të përcaktuara në agjendë.
• Ndan pyetësorin vlerësues paraprak dhe pas trajnimit, për të mbledhur inputet e pjesëmarrësve (Pyetësori bëhet në bashkëpunim me Syrin e Vizionit dhe SCIK).
• Te jetë i vetëdijshëm për Kodin e Sjelljes dhe Politikën për Mbrojtjen e fëmijëve

Kushtet e Pagesës:
Pagesa e ekspertit/es do të bëhet sipas faturës përkatëse për kryerjen e shërbimeve, që do të lëshohet nga ai/ajo, ose do të përgatitet nga SiV e do nënshkruhet nga Eksperti/ja. Pagesa do të realizohet përmes transaksionit bankar në valutën Euro. Pagesa do të bëhet pas përfundimit me sukses të punëtorive dhe dorëzimit të planeve finale të punës dhe raportit narrativ të aprovuar nga SiV. 
Gjithashtu në bazë të ligjit të Kosovës ne jemi te obliguar te paguajmë tatimin 10 % të shumës bruto.
Shpenzimet e fjetjes / akomodimit  ushqimit dhe transportit duhet të mbulohen nga ana trajnerit.

Pagesa e trajnuesit do të përfshijë:
Angazhimi do të bëhet në baza ditore, ku do të përfshihen aktivitetet e mëposhtme:
• Familjarizimi me raport analizën dhe përgatitja e metodologjisë së punës për punëtori (Metodologjia, agjenda dhe materialet tjera te nevojshme) - 1 ditë
• Mbajtja e nga një  punëtorie  ne shtatë (7) Komuna  (Pejë,  Prishtinë, Klinë, Gjakovë, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan) - 7ditë                  
• Të hartojë draftin e parë te planit  te punës  për  shtatë(7) Komunat nga një sipas specifikave te komunës në koordinim me stafin e SiV dhe SCI-së, - 1 ditë 
• Finalizimi i shtatë (7) planeve të  punës  pas rekomandimeve që dalin nga AKF-të dhe nga grupet e tjera të interesit - 1 ditë                                    

Gjithsej - 10 ditë

Raportimi
Si pjesë esenciale e angazhimit të trajnuesit parashihet edhe pjesa e raportimit. Pagesa për angazhim  kryhet pas pranimit te kënaqshëm te raportit te dërguar nga ana e trajnerit. Parashihet edhe plotësimi i pyetësorit i cili punohet në bashkëpunim me stafin e Syri i Vizionit dhe Save the Children, para trajnimit dhe pas trajnimit (për vlerësim te njohurive te fituara) e që ndahet nga ana e trajnerit.
Dërgimi i raportit me shkrim nga ana e trajnuesit është obligativ pas përfundimit të trajnimit, brenda afatit një javor.

Dokumentet dhe procedura për aplikim:
• Një draft propozim mbi metodologjinë e punës për këtë angazhim, përfshirë planifikimin e procesit të zhvillimit të dokumenteve përkatëse;
• Një letër interesi që paraqet arsyet që ai/ajo është i/e përshtatshëm dhe ka njohuri dhe eksperiencë në fusha të ngjashme;
• Curriculum Vitae (CV);
• Ofertë për ofrimin e shërbimit

Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: [email protected] me subjekti:’’ Hartimi i planit të veprimit për Asambletë e fëmijëve’’ Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është 03 Maj 2019, ora 17:00.