Udhëtim studimor në Bullgari për fermerët kosovarë
![](https://syriivizionit.org/repository/images/670_260/IMG_0287.jpg)
Gjatë kësaj vizite studimore kemi vizituar kompani të prodhimit të bimëve foragjere, kompani për rritjen dhe përpunimin e mishit, kompani për prodhimin e energjisë së ripërtritshme dhe solare, ferma të pularisë dhe përpunimit të mishit, përfaqësues të shoqatës e cila merret me promovimin e produkteve bullgare jashtë vendit dhe përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë.
Nga këto vizita dhe takime janë shkëmbyer përvoja se si një shtet i cili është anëtar i Bashkimit Evropian është ballafaquar me përmirësimin dhe përmbushjen e standardeve në industrinë e ushqimit dhe bujqësisë, sfidat me të cilat janë përballuar, përkrahjen që kanë fermerët nga shteti dhe Bashkimi Evropian dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes të këtyre kompanive me BSHBK-në. Në ketë vizitë studimore kanë marr pjesë 5 anëtarë të bordit të BSHBK-së, të cilët kanë mësuar nga përvojat e reja dhe kanë kërkuar mundësitë që ato ti zbatojnë në organizatën