mendo globalisht,
vepro lokalisht

Fillon kampi për fëmijë “Të gjithë në shkollë për një të ardhme më të mirë“

09.07.2015

Pejë, 09 Korrik- Organizata Joqeveritare “7 Shtatori” në partneritet me OJQ “Syri i Vizionit”, kanë organizuar kampin dhjetë ditor për fëmijë, që do të zhvillohet në lagjen “7 Shtatori” me moton “Të gjithë në shkollë për një të ardhme më të mirë”.

Qëllimi i këtij kampi është socializmi dhe shoqërimi i fëmijëve të komitetit rom, egjiptian dhe ashkali me fëmijët e komuniteti shqiptar, rritja e vetëdijes mbi rëndësinë e shkollimit dhe rikthimi në shkollë i fëmijëve që tashmë kanë braktisur shkollën.

Kampi do t’u ofrojë mundësi fëmijëve që kanë gjendje të vështirë ekonomike në familje, sidomos atyre të komunitetit rom, egjiptian dhe ashkali, që gjatë pushimeve verore të kenë mundësi për t’u marrë me aktivitet të lira dhe rekreative dhe të shoqërohen me fëmijët tjerë.
Po ashtu do të ndihmojë edhe në largimin e disa fëmijëve nga rrugët e qytetit për të kërkuar lëmoshë gjatë ditës. Në kamp do të jenë 80 fëmijë dhe me ta do të punojnë shtatë animatorë.

Kampi “Të gjithë në shkolle për një të ardhme më të mirë“, mbështet prej organizatës “Terre de Homes” dhe implemtnohet nga organizata “7 Shtatori” në partneritet me OJQ Syri i Vizionit dhe do zgjat prej datës 09 deri 14 korrik.

Në fund të përmbylljes së kampit do të organizohet një ceremoni ku do të ekspozohen puna e fëmijëve gjatë këtij kampi, në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve dhe organizatave që punojnë në fushën e mbrojtjes dhe të drejtave të fëmijëve dhe prindërve të fëmijëve.