Sesioni informues për aplikim për grante
![](https://syriivizionit.org/repository/images/670_260/16_10_2015_5126179_20151001_185403.jpg)
Interesimi i bizneseve, shoqatave dhe stafit komunal ishte mjaft i madh dhe pjesëmarrësve ju ofruan sqarimet e nevojshme për mundësitë e aplikimit. Grantet në kuadër të projekti financohet nga BE, përmes zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Komunës së Istogut dhe implementohet nga Syri i Vizionit, do të implementohen në kohëzgjatje 3 deri në 6 muaj duke filluar nga fundi i këtij viti.
Të interesuarit për aplikim për këto grante mund të vizitojnë sajtin e Syri i Vizionit www.syriivizionit.org dhe web faqen e Komunës së Istogut ku mund të gjejnë udhëzuesin dhe formularin për aplikim për grante.