mendo globalisht,
vepro lokalisht

U mbajt konferenca "Qytetaria Aktive dhe roli i saj në vendimmarrje"

13.10.2016


KOMUNIKATË PËR MEDIA
Qytetaria Aktive dhe roli i saj në vendimmarrje



Prishtinë, 10  Tetor 2016
Organizata joqeveritare “Syri i Vizionit” sot, në Prishtinë ka mbajtur konferencën me temën “Qytetaria Aktive dhe roli i saj në vendimmarrje”ku kanë marrë pjesë përfaqësues të komunave të Kosovës, gratë asambleiste, kryetarë të këshillave lokale të fshatrave dhe lagjeve të komunave të regjionit të Pejës dhe Prizrenit, shoqëria civile, me të cilat është duke u zhvilluar programi që ka për qëllim nxitjen e qytetarisë aktive në Kosovë.

Aktivizimi i qytetareve dhe roli i tyre aktive në vendimmarrje mbetët sfidë për komunat dhe qeverinë, pasi qe mungesa buxhetore për stimulim të trupave apo mekanizmave që krijojnë komuna e që obligohet nga Ministritë e ndryshme bënë që këto trupa apo mekanizma të mos jetë të fuqishëm në përfaqësimin e interesave të qytetarëve në vendimmarrje. Problem kryesor mbetet mos stimulimi i kryetarëve të këshillave lokale të themeluara në disa komuna të Kosovës, edhe përkundër dëshirës dhe mundësive për stimulim nga ana e komunave një gjë e tillë nuk lejohet nga Ministria e Financave.

Përfaqësuesit e komunave, shoqëria civile, përfaqësues të asambleve komunale dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal kanë bërë thirrje Ministrisë së Financave që të krijoj një kod specifik buxhetorë në bazë të cilit komunat do të raportojnë shpenzimet e tyre për stimulim të kryetarëve të këshillave lokale dhe të komisioneve apo komiteteve tjera që janë në interes të komunës dhe vetë qytetarëve.

Islam Husaj kryesues i Asamblesë Komunale në Pejë, ka thënë se “Qeveria nuk duhet të na detyrojë ne si komuna të krijojmë trupa apo mekanizma e në anën tjetër nuk vendos kosto buxhetore edhe në ato raste kur komunat kanë mundësi nuk lejon më bërë pagesa, çka ne si komuna na shkakton probleme në zbatimin e akteve ligjore dhe nën ligjore”.
Në anën tjetër përfaqësuesi i MAPL-së, z. Gëzim Sinani ka thënë se “Ne si ministri po i monitorojmë komunat në zbatimin e akteve ligjore dhe obligimeve, mirëpo pak sfiduese mbetet buxheti, pasi disa komuna bëjnë pagesa për trupat qw krijojnë e  disa tjera jo, dhe duhet që të unifikohet puna e pagesave për trupat qw krijojnë komunat dhe do të angazhohemi që së bashku më Ministrinw e Financave të gjejmë mundësi se si të lejohen komunat të bëjnë pagesa apo për t’i stimuluar trupat që krijojnë specifikisht  kryetarët e këshillave lokale”.

Të gjithë të pranishmit janë pajtuar se në qoftë se nuk stimulohen kryetarët e këshillave lokale dhe komisionet tjera atëherë do të jetë pikwpyetje jetëgjatësia e tyre dhe mbijetesa e tyre, madje ata kanë potencuar edhe nëse ekzistojnë apo rithemelohen atëherë aty s’do ketë kuadro të duhura që mund të kontribuojnë për çka janë krijuar siç janë sot, por ma tepwr do jenë formalitete.

Pjesë e rwndwsishme e konferencës ka qenë edhe roli i femrës në vendimmarrje ku të pranishmit kanë thënë se duhet punuar shumë qe femra të këtë rol kyç dhe të rwndësishëm në vendimmarrje e jo vetëm sa për të plotësuar kuotwn gjinore. Po ashtu përfaqësueset e femrave gra asamblesite, zyrat për barazi gjinore dhe gra në pozita kyçe në komuna të ftuara në këtë tryezë thanë se “ femrës i duhet mbështetja, e vetë femrave pasi nuk janë vetëdijesuar femrat që duhen mbështetur njëra tjetrën”.

Po ashtu është theksuar se rol të madh luan edhe familja dhe shoqëria që femra të vije në pozita vendimmarrëse dhe udhëheqëse sipas cilësisë dhe profesionalizmit që kanë por fatkeqësisht dominojnë meshkujt në pozita kyçe është thënë nga të pranishmit në këtë konferencë.

“Rekomandimet nga kjo tryezë ne do të mundohem që sw bashku më ju të gjejmë mundësi ti realizojmë duke ushtruar ndikimin tonë avokues secili nga institucioni i tij që në Kosovë të kemi një qytetari aktive dhe rol kyç në vendimmarrje” ka thënë znj.Vlora Latifi nga OJQ syri i Vizionit.
Java e qytetarisë aktive do të vazhdoj të implementohet më aktivitete të ndryshme në qendrat e qytetet Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Rahovec, kjo fushatë organizohet në kuadër të programit "Qytetaria Aktive" të cilën “Syri i Vizionit” e implementon në komunat e rajonit të Pejës dhe Prizreni, i mbështetur nga Olof Palme International Center dhe SIDA.