mendo globalisht,
vepro lokalisht

Mbahen punëtoritë me komisionin për hapjen e kutive të ankesave në Gjilan dhe Prizren

27.04.2018

Gjilan, Prizren, 26 prill- Syri i Vizionit në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve “Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës” qe po implemtohet tash e disa vite, në partneritet me Save the Children, zyra në Kosovë, ka mbajtur punëtorit një ditore më komisionin për hapjen e kutive të ankesave në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta “Selami Hallaqi” dhe “Thimi Mitko” në Gjilan dhe “Ibrahim Fehmiu” dhe “Haziz Tolaj” në Prizren.
Në këto punëtori përpos s anëtarëve të komisionit për hapjen e kutisë së ankesave, kanë marr pjesë edhe kryetaret e këshillave drejtues dhe drejtorët e këtyre shkollave. Qëllimi i këtyre punëtorive ishte ngritja e kapaciteteve profesionale të komisionit për hapjen e kutive të ankesave, trajtimi dhe adresimi i të dalave nga kutia në mënyrë më profesionale, dhe rritja e besueshmërisë së kutisë tek nxënësit, prindërit, stafi pedagogjik dhe ai teknik.
Drejtorët e shollave kanë treguar për përmirësimet që janë bërë në shkollat e tyre lidhur me rritjen e pastërtisë, disiplinës dhe eliminimin e disa sjelljeve jo të pranueshme për shkollën qoftë nga ana e mësimdhënësve, punëtorëve teknikë, vetë nxënësve e në disa raste edhe të prindërve.
Ndërsa anëtarët e komisionit për hapjen e kutisë kanë treguar për sfidat, të arriturat që kanë pasur gjatë këtij viti të ri shkollor 2017/2018, ku sipas tyre shkollat kanë pasur shumë nevojë në ri-funksionalizimin e kutisë dhe strukturimin e këshillit për hapjen e kutisë.
Të gjithë pjesëmarrësit kanë vlerësuar që falë kutisë është arritur të identifikohen dhe parandalohen shumë dukuri, sjellje dhe shprehje që nuk përkojnë me shkollën, dhe ka pasur një rënie të ankesave falë veprimeve që janë ndërmarr nga këshilli drejtues dhe drejtori i shkollës pas pranimit të raportit nga komisioni për hapjen e kutisë.

Mirëpo, krahas ankesave ka pasur edhe kërkesa, propozime dhe lëvdata për shkollën dhe menaxhmetin e shkollës nga ana e fëmijëve e nxënësve e në disa raste edhe nga prindërit e tyre.
Kutia e ankesave tashmë në këto shkolla shihet si një mekanizëm miqësor për komunikim i nxënësve, prindërve, mësimdhënësve dhe të tjerëve me menaxhmentin e shkollës dhe kjo gjë është arritur falë fushatës promovuese qe është bërë nga komisioni për hapjen e kutisë së ankesave në bashkëpunim më këshillin drejtues, drejtorët e shkollës dhe kujdestarët e klasës dhe mësuesit klasorë.

Gjithashtu pjesëmarrësit në këtë punëtori kanë falënderuar për punën dhe angazhimin e organizatave Syri i Vizionit dhe Save the Children, zyra në Kosovë, dhe kanë kërkuar dhe sugjeruar që një metodologji e tillë e punës në këtë rast me kutin e ankesave të shtrihet edhe në shkollat tjera.
Punëtori të tilla do të mbahen edhe në komunën e Pejës, Gjakovës dhe Klinës.