mendo globalisht,
vepro lokalisht

Syri i Vizionit mirëpret miratimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës

27.06.2019

Pejë, 27 qershor - Organizata Syri i Vizionit mirëpret miratimin e sotëm të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, i cili kaloi me 76 vota të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ne si organizatë vazhdimisht kemi qenë dhe jemi pjesë e pandashme e punës në mbrojtjen e drejtavetë fëmijëve në Kosovë, në mënyrë specifike organizata janë ka ndihmuar procesine hartimit dhe miratimit të këtij Ligji. Në bashkëpunim me partnerin tonë strategjik- Save the Children, Syri i Vizionit ka sponsorizuar Amendamentin për Ndalimit e Ndëshkimit Trupor dhe Dhunës ndaj Fëmijëve jo vetëm në mjediset shkollore, por edhe në familje, rrugë, e kudo tjetër.

Organizata jonë vazhdimisht ka bërë thirrje dhe ka organizuar aktivitete të shumta për këtë qëllim, në mesin e të cilave është edhe Fushata "Rrite me dashni" e cila ka filluar një vit më parë dhe do të vazhdojë edhe më tutje.

Në kuadër të kësaj fushate, u mbajt edhe marshi i pak ditëve më parë "Papuçja është për t’u veshë, jo për të goditë” ku qytetarë, fëmijë, anëtarë të shoqërisë civile e deputetë kanë marshuar prej Kuvendit të Kosovës deri tek Sheshi “Zahir Pajaziti” duke kërkuar miratimin sa më të shpejtë të Ligjit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës.

Me miratimin e këtij Ligji fushata jonë do të intensifikohet edhe më shumë për të siguruar zbatimin e po këtij Ligji.

Shprehim falënderimin më të sinqertë për të gjithë deputetët të cilët votuan sot, e veçanërisht për anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione për punën e tyre të palodhshme dhe shtyrjen përpara të miratimit të sotëm të këtij Ligji.